Përmbytje në Lezhë, Vlorë e Shkodër, niveli i ujit arrin deri në 30 cm

Dita e sotme ka nisur me përmbytje në Lëzhë, Shkodër dhe Vlorë.

Moti i keq me reshje të dendura të shiut ka sjellë problematika në disa prej qyteteve e zonave të Shqipërisë.
Në Lezhë raportohet se lagja ”Beslidhja” është 30 cm nën ujë për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë me lumin Vjosa apo në Durrës, Fushë-Krujë e zona të tjera perëndimore të Shqipërisë.

Raportime për dalje të lumenjve nga shttrati ka edhe në Shkodër.

Probleme pati edhe dje për shkak të shiut teksa moti i keq pritet të vijojë në vazhdim.

Loading...