Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe Bill Gates, themeluesi i Microsoft kanë qënë dy njerëzit më të pasur në botë për vite me radhë.
Me Bezos e cili ka kryesuar, madje është hamendësuar se ai mund të bëhej trilioneri i parë në botë. Megjithatë, për momentin, në vendin e parë qëndron Elon Musk.
Aksionet e kompanisë së Musk u rritën pasi senati i SHBA-së i kontrolluar nga demokratët, rriti shpresat se do të nisë një axhendë e gjelbër.
Tesla është një kompani me automjete elektrike dhe energjisë së pastër, me seli në Palo Alto, Kaliforni.
Rritja me 4.8% të çmimit të aksioneve të Tesla-s ishte e mjaftueshme për Elon Musk të zinte vendin e parë sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, website i cili na tregon ndryshimet ditore për 500 njerëzit më të pasur në planet.
Pasuria neto e Elon Musk arriti shifrën 186 miliard dollarë të mërkurën duke kaluar me 1.5 milard dollarë Jeff Bezos.
Musk ka deklaruar në llogarinë e tij në Twitter se gjysmën e pasurisë së tij do t’a përdorë për të ndihmuar problemet në Tokë dhe gjysmën për krijimin e një qyteti në Mars për të siguruar vazhdimin e jetës nëqoftëse Toka goditet nga një meteor ose lufta e tretë botërore ndodh dhe ne shkatërrojmë veten. Burimi: DailyMail