Gra e fëmijë në spital, sirianët e kapur në Vlorë në gjendje të rëndë

Zbardhen detaje të reja dalin nga ndalimi i 50 siriane të cilët rrezikuan jetën mbrëmjen e djeshme.

Rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesme ( Sirianë) qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq.
Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare. Ndërsa shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës.

16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.

Loading...