Spartak Ngjela e cileson presidentin e SHBA Donald Trump si njeri te Rusise. Ngjela i sheh protestat e 6 janarit ne Kongres si pjese te nje revanshi rus, ndersa thekson se Trump tentoi edhe te shkaterroje pavaresine e Kosoves.
Reagimi i Ngjeles ne rrjetet sociale:
Në datën 6 janar 2021 u mund përfundimisht revanshi antidemokratik që ishte mbështetur te presidenti Donald Trump.
Mos e mendoni që ky ishte një revansh i thjeshtë: ky ishte segmenti i fundit i revanshit rus që ka filluar të akumulojë ligësi anti-Perëndim që në vitet 1999- 2004, me ardhjen në fuqi të Vladimir Potinit në Moskë, si president i Federatës Ruse, dy herë rresht.
Në këtë mposhtje drastike, u shkatërruan shpresat e liga antidemokratike të Rusisë, Serbisë, por edhe shpresat e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
l.
Neonazisti Donald Trump, pasi nuk mundi dot ta “Djegë Rajshtagun”, në Washington, se nuk e la brilanca e demokracisë amerikane, e pranoi sot humbjen dhe goditi kryengritjen kundër demokracisë, në një kohë që ai vetë e kishte strukturuar dhe drejtuar këtë kryengritje. Kuptohet se është i trembur, por nga ligësia e tij, ai nuk ka hequr dorë.
Ky person, i lidhur me Moskën, donte të shkatërronte edhe procesin e pavarësisë dhe atë të njohjes së Kosovës. Po ashtu, me ca të korruptuar si tipi Grenell, dhe me gënjeshtra, deri diku, e bllokoi edhe zhvillimin shqiptar në luftë kundër korrupsionit.
Korrupsioni shqiptar, i të dy krahëve, dje ra squk, se me mendjelehtësinë e hajdutëve të xhepave, priste triumfin e kryengritjes së Trumpit. Duhet thënë që, në fakt, të gjithë këta janë barabar një racë hajdutësh.
Naivitet i theksuar ky, sepse: si mund të mundte ta mposhtte demokracinë institucionale të Shteteve të Bashkuara një i çmendur dhe ladro si Trump, i cili ndërkohë ka të hapur 30 procese gjyqësore për vjedhje?
Turp për të gjithë.
Gjithsesi, e mërkura që kaloi, duke shkatërruar reaksionin katërvjeçar antidemokratik të Trump-it, i dha Perëndimit, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, mundësinë për një kooperim të ri, kurse botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, i krijojë realisht mundësinë historike të bashkimit kombëtar.
ll.
Tani fillon një etapë e re për demokracinë në rrafsh botëror. Demokracia dhe vetë Perëndimi ka qenë në një rrezik katërvjeçar nga gjykimi dhe dëshira antidemokratike dhe antiperëndimore e Donald Trump-it. Me një gjuhë force në katër vjet, ai kërkoi të shkatërronte demokracinë amerikane. Një neonazizëm i kulluar ka qenë gjuha e tij përçarëse, për të krijuar pështjellim shoqëror në Amerikë, me një theks force. Trump-i e përpunoi pareshtur këtë, për të krijuar një përçarje të popullit amerikan.
Por, ai tani dështoi me një turp të madh, i cili mban me vete edhe një krim të shëmtuar.
Trump-i ishte një e keqe historike për të gjithë Perëndimin, por forca e historisë së re botërore që u vendosë në Filadelfia në vitin 1787, e shkatërroi përfundimisht. Kjo forcë realisht ishte po ajo që krijoi mrekullinë e Filadelfias me kushtetutën e Steteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo në fakt, ishte po ajo forcë e frymës së drejtësisë dhe moralitetit të lartë, që erdhi në historinë e demokracisë perëndimore me idetë gjeniale të krerëve gjenialë të saj: Uashington, Madison, Hamilton, Jeferson etj.
Në datën 6 janar 2121 u mund përfundimisht revanshi antidemokratik që ishte mbështetur te presidenti Donald Trump.
Por mos e mendoni që ky ishte një revansh i thjeshtë: ky ishte segmenti i fundit i revanshit rus që ka filluar të akumulojë ligësi që në vitin 2004, me ardhjen në fuqi të Vladimir Putinit në Moskë si president.
Në këtë mposhtje drastike, u shkatërruan shpresat e liga antidemokratike të Rusisë, Serbisë, por edhe shpresat e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.