Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Shkodrës, ku ka parë nga afër situatën ku ndodhet qyteti nga përmbytjet.
Basha së bashku me kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi kanë vizituar zonat me të prekura nga përmbytja.
Ai tha se do të qendrojnë pranë qyterëve në këtë kohë të vëshirë, teksa i ka bërë thirrje qeverisë që të lërë propagandën dhe të ndihmojë banorët.
“Së pari duhet të them se jam këtu për të qenë përkrah qytetarëve të Shkodrës. Kjo situatë po dominon në Lezhë, Fushë Krujë, Durrës edhe fatkeqësisht Shqipëria po përballet me një sërë krizash që po na kushton edhe dëme të mëdhe ekonomike, por edhe në jetë njerëzish. Nuk është kohë për politik por gjendja mund të jetë më e mirë. Ata që vijnë të vijnë të ndihmojnë dhe jo të japin mesazhe.
Transparencë për atë që po ndodh, sasia është dyfishuar me këtë mot shanset janë që situata do vi duke u përkeqësuar. Duhen masa urgjente. Dhe me këtë dua të them se mund dhe duhet të bëhet shume më shumë për të menaxhuar sitatën. Unë do të jemë pranë qytetarëve dhe për të parë si mund të japim kontiributin sebashku me kryetaren dhe autoritetet që gjenden pranë banorëve,” tha Bashha.