Policia jep detajet e plagosjes me thika në qytetin e Sarandës.
Sipas polcisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:45, pas një konflikti të çastit dhe 19-vjeçari i plagosur me iniciale R.A është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i ngjarjes është shtetasi M.B i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Sarandë
Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi R. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.