Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot pasdite një takim me banorët e njësisë nr.7, ku e pranishme ishte dhe ish-ministrja Klajda Gjosha.
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se vaksina më e mirë për të nxjerrë vendin nga kriza është 25 prilli, ndërsa theksoi se opozita po shkon drejt unifikimit kundër kryeministrit Edi Rama.
“Shumë biznese kanë falimentuar në këtë kohë pandemie. Ekonomikisht këto biznese janë rrënuar dhe ndihma ekonomike ka qenë e pamundur.
Dhe në bisedat tona me studentë, thonë se mësimi online nuk ka qenë metoda e duhur. Ministrat drekojnë dhe darkojnë në Dubai.
Nuk kuptoj Endri Fugën dhe Arbër Maznikun se çfarë bëjnë në Dubai. Kjo papërgjegjshmëri është një arrogancë.
Unë dje isha në Laç. Dje isha në Laç dhe përmbytjet që kanë ndodhur atje është keqmenaxhimi i HEC-it të Shkopetit. S’e dimë se deri ku do të shkojë kjo histori, se sa të gatshëm jemi.
Vaksina më e mirë ndaj kësaj është 25 prilli. Që është më e rëndësishme, pasi mendoj se shumë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria, pasi kanë humbur shpresat.
Ka shumë socialistë që e kanë të pamundur qe të çojën votën e tyre për Rilindjen. Ndaj mos të çojnë votën dëm, pasi hapësirat janë të pafundme.
Opozita po shkon drejt unifikimit kundër Edi Ramës. Me ushtri të përgatitura me kandidatë perfekt. Voton LSI, por do të zgjedhësh një nga kandidatët që propozon LSI.
LSI ka treguar gjithmonë se në njësinë 7 ka qenë avangarde. Është themeluar në këtë njësi LSI. Keni dhe një avantazh siç është Klajda Gjosha.