Rama u drejtohet përsëri studentëve: Ju pres

Kryeministri i vendit, Edi Rama, sërish ka dërguar një mesazh dialogu drejt studentëve të cilët po protestojnë.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social të ‘Twitter’, Rama shkruan se nuk është dakord me pjesën: ‘Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëse’!

Më tej ironizon dhe kundërshtarët politik të tij, e ndërsa në fund me tre fjalë u drejtohet studentëve: ‘Unë ju pres’

Edi Rama

Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit,po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres🤗

Loading...