Teknologjia në zgjedhje, KQZ kërkon takim me partitë politike. Ja kur mund të mbahet

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve i kërkon takim për zgjedhjet e 25 qershorit partive politike.

Në një njoftim dërguar selive të partive KQZ kërkon që takimi të zhvillohet nesër
“Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ”.

Si orar për takimin KQZ-ja sugjeron orën 15:30.

Loading...