Shembja e rrugës në Borsh, KLSH zbarkon në terren për kontrolle

Pas ngritjes së grupit të kontrollit nga ana e KLSH për rrëshqitjen e rrugës në aksin nacional Llogara-Borsh, ditën e sotme kanë mbërritur Audituesit e këtij institucioni në terren.

Përgjatë ditës së sotme, audituesit kanë parë në terren dëmet e shkaktuara si pasojë e rrëshqitjes së rrugës, duke kryer dhe raportin përkatës.
Aktualisht rruga kalohet me shumë vështirësi ndërsa pjesa ku ka rrëshqitur është mbuluar me qëllim që ujërat e shirave të mos të vijojnë të depërtojnë te pjesa e dëmtuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit po shikon me imtësi të gjithë proçedurën që prej anës dokumentare për mirëmbajtjen e rrugës, që e ka në ngarkim “Salillari” sh.p.k dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer apo nuk janë kryer në të.

Dy inxhinierët auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë pjesë e grupit që po kryen dhe verifikimin e dokumentacioneve për këtë projekt.

Ndërsa flet për rrugën Andrea Mici, banor i Borshit sjell të njejtin shqetësim edhe në shtëpinë e tij, që e ka ngritur, sipas tij me punën e tij në emigracion.

Rruga e shembur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania “Salillari” sh.p.k.

Kujtojmë që rruga u rikonstruktua 1 vit më parë, dhe “Salillari” do ta mirëmbante.

Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen në total ka qenë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka Botërore.

Loading...