Gjatë mbrëmjes së sotme, në qytetin e Korçës kanë rënë reshjet e para të dëborës. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, nesër “do të zgjohet e veshur me të bardha”.
Meteoalb ka raportuar se gjatë orëve të mbrëmjes vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëbore në pjesën lindore dhe veri-lindore të vendit.
Reshjet e dëborës do të përfshijnë Malësinë e Tiranës, Përrenjasin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.
Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.
Loading...