Aksident tragjik në Milot-Morinë, humbin jetën burrë e grua dhe 2 fëmijët shpëton vetëm i mituri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një makinë me të cilët udhëtonte një familje kosovare është përplasur me një kamion.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 4 familjarët, drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur.
Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Loading...