Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital

Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar me urgjencë në një spital të Monte Carlos për shkak të problemeve me zemrën.

Mediat vendase bëjnë me dije se në fillim Belusconi ka shkuar për një kontroll rutinë por mjeku i tij ka parë problemin dhe ka kërkuar shtrimin në spital.
Mjeku i besuar i ish kryeministrit Alberto Zangrillon, ka bërë me dije për mediat se pasi ka parë gjendjen e tij, e ka rekomanduar që të shtrohet në spitalin më të afërt.

Mësohet se politikani italian është futur me urgjencë në një spital në Monte Carlo, me sugjerim të ekipit mjekësor që e monitoron, dhe kanë rekomanduar që për momentin mos të lëvizet në drejtim të Italisë.

Ndër të tjera zëdhënësi ka theksuar se kthimi i tij në shtëpi do të bëhet pas disa ditësh.

Loading...