Anglezja trafikon 3 kuksianë drejt Britanisë së Madhe, me paratë zmadhon gjoksin

Një angleze pranoi përpara gjykatës përfshirjen e saj në trafikun e shqiptarëve në Angli, duke pohuar se me paratë e fituara, i përdori në ndërhyrje kirurgjikale për të zmadhuar gjoksin.

Top Channel duke iu referuar medias angleze, raporton se agjencia e kufirit UK Border Force ndaloi Eleanor Coatman në portin e Doverit, pasi në bagazhin e makinës iu gjet një grua shqiptare.
Sakaq u zbulua se Eleanor Coatman tentoi të rikthente në Angli një shqiptar të dëbuar pasi ishte dënuar për trafik droge.

Eleanor Coatman jo vetëm që pranoi ta trafikonte atë, por edhe tre shqiptarë me origjinë nga Kukësi të tjerë kushërinjtë e këtij personi në rrugën e radhës.

Gjykatës i tha se ajo i përdori paratë për të zmadhuar gjoksin, paguar disa borxhe dhe blerë dhuratat e Krishtlindjes. Coatman, 34,vjeçe pranoi 5 akuzat për thyerje të rregullave të emigracionit në periudhën Tetor-Dhjetor 2019.

Gjykatësi Tom Brown e dënoi me 2 vite burg, të konvertuara në shërbim prove.

Prokurori Richard Posner tha se hetimet kanë zbuluar që Eleanor Coatman kishte ndërmarrë 4 udhëtime në Francë për të sjellë shqiptarët duke përfituar £12,500.

Loading...