Shoqata e Infermirëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me skandalin e ndodhur tek Covid 2, ku një sanitare duke u hequr si infermiere i ka marrë 8 mln lekë familjarëve të një pacienteje e cila ka ndërruar jetë nga Covid.
Përmes një reagimi për mediat shoqata thekson se ky nuk është rasti i parë dhe në lidhje me një ngjarje të tillë i bën thirrje ministrisë dhe prokurorisë që të hetojë deri në fund në lidhje me këtë çështje.
Ndër të tjera shoqata kërkon dhe hetimin e plotë të dosjeve të personelit që ushtron ligjërisht dhe të verifikohen të gjithë dosjet e infermireve.
Ndërkohë kujtojmë se sanitarja Tire Alldevishaj, e cila u maskua si infermiere ka mashtruar dhe marrë para nga familjarët e një 55 vjeçareje e cila qëndroi për 28 ditë në spital, duke humbur betejën me Covid.
Reagimi i plotë:
Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë e dënon aktin e korrupsionit të ndodhur në Spitalin “Shefqet Ndroqi” nen emrin e perdorur te Infermierit.
Duke qene se nuk eshte i pari rast qe persona te ndryshem bejne akte te tilla dhe kudo njolloset emri i Infermiereve duhet te jene te denueshem.
Shoqata e Infermiereve i ben thirrje Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale,Prokurorise dhe cdo instutucioni pergjegjes qe te hetoje rastin deri ne fund duke nxjerr te gjithe te perfshiret ne kete rast korruptiv me pasoje vdekjen e pacientes.Pamvarsisht titujve dhe pozicioneve qe kane personat e perfire perpara drejtesise dhe ligjit te gjithe duhet te jene te barabarte.
Gjithashtu duhen hetuar dhe te gjithe dosjet e personelit qe ushtron profesionin sa te rregullt jane ligjerisht ne ushtrimin e profesionit te tyre pasi prej kohesh kemi bere thirrje qe te verifikohe dosjet e Infermiereve pasi nje numer i konsiderueshem e ushtrojne profesionin ne shkelje si: pa lejen e ushtrimit te profesionit ose pa kualifikimet e duhura,persona qe nuk plotesojne kriteret per te qene ne nje pozicion por per shkak te shume arsyeve ato jane ne ate pozicion dhe kane sjell demtim te sistemit.
Kerkojme nje hetim te drejte dhe transparent te gjithe personelit dhe punes se bere ne te gjithe spitalet covid dhe per te gjithe personat ne pozita drejtuese pasi asnje veprim i asnje personeli nuk behet pa vene ne dijeni shefin apo kryeinfermierin e cdo pavioni ku punon,kjo hedh hije dyshimi qe ne keto kohe fatkeqesisht nga heronje jane kthyer ne vrases te pacienteve.
Jo te gjithe duhen futur ne nje thes por te perlyerit ne keto lloj korrupsionesh qe kane pasoje jeten e pacientit duhen denuar dhe te behen shembuj per ne vazhdim.
Korrupsionin ne cfaredo lloj forme nuk e justifikon as lodhja,as stresi,as pagat e ulta,asgje tjeter.
Duke shpresuar qe hetimet e kesaj ceshtje dhe e cdo denoncimi tjeter te bere si per humbjet e jeteve te pacienteve kohe me pare dhe e rasteve te korrupsionit te zbardhen deri ne fund.
Shoqata e Infermiereve distancohet nga cdo lloj rasti te tille ku profesionist jane te perfshire ne afera te tilla por qendron fort ne krah te cdo profesionisti te ndershem qe mundohen qe nen emrin e tyre apo te infermiereve te perbaltin figuren dhe punen e infermiereve qe ne cdo kohe jane te paret ne frontin e pare per tu sherbyer pacienteve dhe jo politikes,shefave,kordinatoreve,administratoreve apo kryeinfermiereve.Pasi betimi qe cdo profesionist ka bere eshte bere per ti sherbyer pacientit e askujt tjeter.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise.