Rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe, aeroporti i Rinasit: Kusht testi për Covid-19

Nga nesër do të rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe të cilat u ndërprenë si pasojë e shfaqjes së variantit të ri të COVID. Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë me vete një rezultat negativ për COVID të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikimit të udhëtimit.

Ndërkohë ata duhet të karantinohen për 10 ditë pas mbërritjes në destinacion. Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet të përfundojnë testimin para nisjes.
“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ju lutemi të informoheni se nga ora 04:00 e Premte, 15 Janar 2021, udhëtarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes.

Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët pa certifikatë prove, ose një rezultat pozitiv të provës, ose një certifikatë e pavlefshme do t’u refuzohet udhëtimi.

Një rezultat i vlefshëm i provës duhet të jetë nga një provë PCR ose një provë tjetër shumë e besueshme për zbulimin e COVID-19 dhe duhet të tregojë se testi është marrë brenda tre ditësh nga fillimi i fluturimit.

Ju lutemi të keni në vëmendje se udhëtarët me teste të vlefshme negative se do t’ju kërkohet gjithashtu të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet të përfundojnë testimin para nisjes.

Certifikata e testit: Certifikata e testit do të jetë në dispozicion në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht. Dëshmia e certifikatës mund të bëhet përmes kopjimit ose mjeteve dixhitale.

Deklarata e Ministrave e plotë është në këtë lidhje https://questions-statements.parlament.uk/ëritten-statements/detail/2021-01-11/hcës696

Këto masa do të jenë në fuqi deri në një njoftim tjetër nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Loading...