Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë të zakonshme.
Ai tha se vendi ndodhet në një udhëkryq historik dhe se opozita do të jetë në unison me çdo shqiptar.
Po afrohet pushteti apo po ju largohet?
Basha: Opozita, PD unë, jemi në unison me qytetarët shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje, por për një udhëkryq ku shqiptarët do vendosin. Sfida është ta konturojmë këtë ndryshim dhe që pjesa më e madhe e shqiptarëve ta ndjejë veten se pas 25 prillit do jenë më mirë.
Po si ndërron kjo brenda ditës, si nata me ditën…
Basha: Kryesorja është që 25 prilli është një udhëkryq, pas 8 vitesh dështime në cdo fushë…
Po u konfirmua në 2017 pa bërë asnjë premtim donte timonin dhe tepsinë…
Basha: Sot jemi këtu për të gjykuar se 2017 tregoi pikën më të ulët të një fushate. 25 prilli është referendum për ndryshim, sfida e opozitës, e imja personale është t’i japim formë një ndryshimi që influencon mbarë shqiptarët.
Me sa lista do dilni në zgjedhje, me 1 apo 2?
Basha: Ne jemi të bashkuar me një qëllim për t’i hapur rrugë ndryshimit dhe largimit të Ramës. Në funksion të kësaj ne kemi një koalicion opozitar, një qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj.
Kush do jetë kryeministër nw rast se fiton koalicioni juaj?
Basha: Kandidat për kryeministër jam unë. Ky whstw vendim i shpallur, jo vetëm vendim politik, por edhe shprehje e vullnetit të qytetarëve. Kemi matje në terren se njerëzit kanë preferencë të qartë që unë të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.
Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?
Basha: Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar.