Kreu i PD, Lulzim Basha ka një mesazh në 22-vjetorin e Masakrës e Reçakut.
Basha thotë se plaga e masakrës së vitit 1999 ku vdiqën plot ku vdiqën 45 shqiptarë nga regjimi serb është ende e freskët dhe dhimbjet ende s’janë fashitur.
Ai kërkon drejtësi që historia e gjenocidit mos përsëritet, as të harrohet dhe as të tjetërsohet.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Mbarë shqiptarët përkujtojnë sot masakrën e Reçakut.
Plaga është ende e freskët, dhimbjet nuk janë fashitur e do të mbeten derisa të ketë drejtësi për viktimat e genocidit në Reçak dhe në të gjithë Kosovën. Drejtësi që historia të mos përsëritet, as harrohet e as tjetërsohet!
Loading...