Nga Arbi Fortuzi
Kampionët në fuqi të volejbollit për meshkuj vijojnë të rrugën e tyre drejt rikonfirmimit si më të mirët.
“Erzeni” i Shijakut, i drejtuar nga tekniku Arben Sako nuk ka zhgënjyer këtë fillimsezoni duke qenë se fituan bindshëm ndaj rivalëve. “Erzeni” ka fituar lehtësisht ndaj “Teutës” me rezultatin 3-0 në ndeshjen mbyllëse të javës së pestë, të luajtur në parketin e akademisë “Dhimtraq Goga”.
Një ndeshje që u dominua gjatë gjithë kohës nga “Erzeni”, që pati epërsi në të trija setet. “Teuta” tentoi të rivalizojë disi vetëm në setin e parë, pasi më tej gjithçka foli për shijakasit, që e kthyen këtë ndeshje në një stërvitore. Për “Teutën” një tjetër humbje në kampionat, e katërta, duke mbyllur renditjen.
Volejboll-Meshkuj, java e 5-të (26 tetor)
“Vllaznia” – “Elbasani”, 3-0 (25-21, 25-22, 25-17)
E shtunë, 27 tetor
“Studenti” – “Farka Vollej”, 3-1 (25-21, 25-20, 16-25, 25-17)
“Partizani” – “Tirana”, 0-3 (23-25, 21-25, 22-25)
“Skënderbeu” (pushim)
“Erzeni” – “Teuta”, 3-0 (25-20, 25-15, 25-15)
Renditja: “Erzeni” 13 pikë (4/1), “Vllaznia” 11 pikë (4/0), “Tirana” 11 pikë (4/1), “Skënderbeu” 10 pikë (3/1), “Studenti” 9 pikë (3/2), “Farka Vollej” 3 pikë (1/3), “Partizani” 3 pikë (1/3), “Elbasani” 0 pikë (0/5), “Teuta” 0 pikë (0/4). /j.p/
TIRANË, 1 nëntor/ATSH-A Fortuzi/