Ishte zhdukur që prej 11 dhjetorit, i moshuari gjendet i mbytur në liqenin e Fierzës

Hasan Vatnikaj është 85-vjeçari që është shpallur i humbur që prej 11 dhjetorit 2020.

Policia e shtetit ka njoftuar ditën e sotme se i moshuari është gjendur i pajetë në ujërat e liqenit të Fierzës në Tropojë.
Sipas informacioneve për mediat, gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e Hasan Vatnikaj.

Sipas familjarëve i afërmi i tyre vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.

Loading...