Ish-deputeti nga radhët e LSI-së Gledion Rehovica largohet nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Rehovica ka dhënë arsyet e tij që e çuan drejt largimit nga LSI.
“Për mua ka qenë një vendim shumë I vështirë largimi por I imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar.
Më vjen shumë keq që figura të rëndësishme janë dhe do vazhdojnë të largohen nga LSI.
Personalisht jam shumë i lumtur dhe krenar që u kam shërbyer këtyre njerëzve. Unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, shërbyem të gjithë bashkë si një alternativë prej shumë vitesh. Por tani LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje-u shpreh ai.
Më tej në fjalën e tij Rehovica tha se eksperimenti LSI ka mbaruar.
Berati ka nevoje per pune dhe progres, ka nevojë të eci përpara dhe këtë mund ta bëjë vetem PS-ja me Edi Ramen Kryeminister! Jo se PS-ja ska të meta e gabime, po eshte e vetmja parti me vizion!
Rehovica këto deklarata i bëri me strukturat e PS-së në Berat.