‘Vëllait pishman i ngeli si nuk ta hapa dot thirrjen e fundit prej teje’/ Përlotin familjarët dhe miqtë e famijes që u shua në aksidentin rrugor: ‘Do më ngeli peng gjithë jetën…’

Familjarët dhe miqtë janë të dëshpëruar për aksidentin tragjik që mori jetën e katër anëtarëve të familjes kosovare në aksin Milot-Rrëshen, disa net më parë. Me anë të reagimeve në Facebook, ata kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe, ndërsa vëllai i një prej viktimave rrëfen edhe pengun që i mbeti.

“Ti do të mbetesh përherë në zemrën time. Blerimi, Anjeza, Kledi, Medina. Vëllait pishman i ngeli si nuk ta hapa dot thirrjen e fundit prej teje. Nuk e di pse, nuk e di ku isha. Por peng do më ngeli gjithë jetën”, shkroi Tili Tufa.
Nuk kanë munguar reagimet edhe nga miqtë, të cilët shprehen se ende nuk mund ta besojnë se është shuar një familje.

Disa prej tyre shkruajnë: “Qofsh e xhenetit motra ime”.

“Tmerr si shuhet familja 4 anëtarëshe, ngushëllime familja Tufa për humbjen e vajzës Anjeza Tufa Avdijaj.”

“Tragjedi e tmerrshme. Akoma nuk arrij ta besoj. Motra ime Anjeza, Blerim, Kledi, Medina Avdijaj. Shpirti motrës, u prehshi në paqe.”

“Nuk më besohet akoma kjo që ka ndodhur. Më duket sikur do ja dëgjoj zërin e shoh në kamer motra jonë, gojë ëmbla e dashur me të gjithë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë që ndodhi”.

Loading...