‘Nuk e heq organin tim gjenital e dua/ Linda Rei p ërplaset me Elton Ilirianin

Gjatë një interviste në emisionin “ABC e pasdites” kanë qenë të ftuar Elton Ilirjani dhe Linda Rei.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti Ilirjanin nëse mundet një njeri të jetë i lumtur kur ndryshon gjininë?

“Të ndryshosh seksin është një hap shumë i rëndësishëm dhe ti nuk mund ta bësh dot pa institucionet përkatëse. Unë nuk jam dakord që dikush të ndryshojë gjininë pa menduar mirë. Unë pak më parë thashë nuk e heq organin tim gjenital, e kam diçka që e dua. Pse dua ta heq apo ti përshtatem meshkujve shqiptar që më duan femer ato le të shkojnë me femra”, tha Eltoni.

Por Linda ka një mendim ndryshe dhe i ka thënë Eltonit se ai nuk duhet të japi ide të prera.

“Nuk e di ai djali është psikolog, doktor, nuk e di nëse ka ndonjë të dhënë që ai mund të japë këtë ide kaq të rreptë. Kanë kaluar kaq shumë vite dhe nuk ia kam bërë vetes më këtë pyetje. Nëse ai dëshiron të qëndroj ashtu le ta mbajë, nuk kam asnjë lloj dëshirë që ti ndërroj mendje. Të besoj çfarë të dojë”, tha Linda Rei.

Loading...