Nipi dysohet se vrau gjyshin dhe telefonoi policinë

Në Novobërdë të Kosovës një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij.

Përmes një telefonate në polici nipi i viktimës, ka pretenduar se gjyshi i tij është vetëvrarë, por pas kësaj telefonate janë ngritur dyshime të cilat janë hetuar nga prokurori i shtetit.
Ai ka bërë ri cilësimin e veprës nga vdekje të dyshimtë në vrasje të rëndë, siç raportojnë edhe mediat vendase.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e gjyshit të tij mbrëmjen e së premtes

Detajet:

Detaje të reja dalin në sipërfaqe në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila ka ndodhur ditën e premte në Novobërdë të Kosovës, ku një person është arrestuar nga policia pasi është dyshuar se ka vrarë gjyshin e tij.

Mësohet se 28 vjeçari me inicialet D.I ka qëlluar gjyshin e ti 12 herë me thikë në pjesën e kraharorit teksa ishte në gjumë e si pasojë i ka marrë jetën, siç raportojnë mediat vendase.

Fillimisht i riu kosovar i ka telefonuar policisë dhe i ka thënë se gjyshi i tij është vetëvrarë, por për shkak të dyshimeve prokuroria është investuar, ka rivlerësuar ngjarjen dhe ka akuzuar 28-vjecarin për vrasjen e të moshuarit.

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për nipin që dyshohet se vrau me thikë gjyshin e tij.

Sipas të dhënave i riu kundërshton se ka vrarë gjyshin e tij, ndërkohë ende nuk dihet nëse mes tyre ka patur konflikte të mëparshme teksa motivi i vrasjes ende nuk dihet.

Loading...