‘E qeshura, do të na shpëtojë.Vaksina jonë është teatri!’/ Nga Elma Doresi

Nga Elma Doresi
E qeshura, do të na shpëtojë.
Jo, TEATRI DO TË NA SHPËTOJË !
Ku e gjejmë?
Në takime midis miqsh.
Duke kërkuar video apo postime humori.
Një komedi.
Ku gjëndet komedia?
Në teatër.
Atëhere rezultativisht : Teatri do të na shpëtojë.
Askush nuk na jep përgjigje prej muajsh :
– Përse qëndrat tregtare lejohen dhe teatrot jo?
A nuk është njësoj pjesmarrja?
Madje, mos më mirë në teatër, sepse të paktën do të respektohet rradha.
Atje brënda, (pra teatrit ), virusi nuk zhduket kurrsesi. Por virusi mendor po ! E qeshura brënda mureve të teatrit do të bëjmë të harrojmë për disa orë stresin e akumuluar pothuajse për një vit.
Të gjithë kemi mall për teatrin.
Të gjithë ( pra ne dhe publiku ) na mungon teatri.
Vaksina jonë është teatri !
Në pritje për tu hapur teatri.

Loading...