Dorëhiqet një nga pedagogët e akuzuar nga studentët

Studentët vijojnë protestën maratonë para Ministrisë së Arsimit por edhe para Kryeministrisë, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Mes kërkesave janë: Ulja e tarifës së studimit, heqja e tarifës shtesë, përmirësimi i kushteve në konvikte, etj.
Entuziazmi i studentëve është shtuar mbrëmjen e sotme, kur është komunikuar për ta dorëheqja e pedagogut të Arkitekturës, Thanus Nushi, i cili ishte një ndër pedagogët e nxjerrë në pankarta, i cilësuar edhe si ‘il padrino’, dhe akuzohej se kërkonte favore seksuale në këmbim të notës, por nëpër rrjetet sociale shprehen se vetëm Thanas Nusi nuk mjafton, duhen plotësuar 8 kërkesat.

Loading...