Meta me studentët e Vlorës: Të dëgjojmë zërin e të rinjve, t’u krijojmë shanset për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët në qytetin e Vlorës. Në një postim në facebook Meta shkruan se bashkë ndanë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.

Postimi i plotë :
Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.

Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.

Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë.

Loading...