Zhdukja misterioze e biznesmenit italian në Shqipëri, gjenden eshtra në makinën e djegur

Detaje të reja dalin në dritë nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli në vendin tonë.

Mësohet se në makinën që ai kishte marrë me qera sapo kishte mbërritur në Rinas, e cila u gjet e djegur në datën 8 Janar në zonën e Pukës janë gjetur eshtra, të cilat ende nuk janë verifikuar nëse i përkasin biznesmenit.
Eshtrat e gjetura në makinën e djegur pritet që të çohen për ekzaminim në Itali, dhe për të parë nëse kemi të bëjmë me gjurmë ADN-je të Pecorrellit.

Loading...