Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Greqi ku një person është qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paindentifikuar. Sipas asaj që raporton media greke Newpost.gr mësohet se viktima është me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 22:40 pranë sheshit Omonia në kryeqytetin grek, Athinë.
Autorët janë ende në arrati, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(n.b/BalkanWeb)
Loading...