Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka folur rreth mospublikimin e kontratës me Pfizer.
Shefi i qeverisë në konferencën e tij me gazetarët ka deklaruar se kishte dëshirë ta publikonte por pastaj është njohur me vendimet e të gjitha vendeve që kanë kontratë dhe nuk e kanë bërë publike.
Më tej ai ka shtuar se nëse një vend i BE do ta bëjë publike kontratën atëherë edhe Shqipëria do të bëjë një gjë të tillë.
Rama: “ Çmimi është fiks por lidhet me modelitetin e kontratave. Me kohën me veprimin. Por janë të verifikueshme. Parat që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Është shumë e thjeshtë dhe mos e ushqeni popullin me konspiracione. Se u mbush ky vend. Pfizer ka një kontratë me të gjithë vende dhe asnjë kontratë, as në Gjermani as në Italia dhe askund nuk është publike. Unë nuk e dija dhe thash që do ta bëjë publike. Por mora vesh se ruhet nga sekreti tregtar. Kjo është si në të gjithë botën. Nëse gjeni një vend që e ka bërë publike do e bëjmë dhe ne. Por kur nuk e bën askush pse duhet ta bëjmë ne. Shuma, ne kemi kapacitetin të paguajmë të gjitha vaksinat për popullin tonë. Kjo është situatë dinamike dhe vaksinat e tjera kanë çmime të ndryshme. Edhe nëse na duhet vetëm Pfizer i kemi paratë për të paguar.”