U th er me th ikë nga bashkëmoshatari, shkrimet prekëse për vdekjen e 15-vjeçarit: V diq dhe zemra ime, të jetë mësim për Kosovën

Një 15-vjeçar nga Kosova humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari dhe nuk arriti t’i rezistonte plagëve të rënda.

Ngjarja e rëndë ka trishtuar familjarët, miqtë dhe të afërmit e të miturit, i cili është identifikuar si Lirim Buduri.
“Të Allahut jemi dhe te ai do kthehemi. Inshalla Biri jem zoti na takon në xhenet. Se vdiq edhe Zemra jeme pa ty o shpirti babit”, shkruan i ati i të ndjerit me anë të një shkrimi në Facebook, ku nuk munguan komentet e shumta që i shprehnin ngushëllime për humbjen e djalit.

Njëri prej tyre e lidhi ngjarjen e rëndë me shtetin e Kosovës, për të cilët thotë se duhet të jetë mësim për të ndaluar dhunën e vrasjen nëpër shkolla.

“Ngushëllime o vëlla musliman! All llahu ta dhasht sabrin jarabilAlemin. InshAllah All llahu e mëshiron!

Dasht All llahu që ky rast të jet vrasja e fundit në Kosovë ku prindërit mbesin pa fëmijë. Të jetë mësim për shtetin e Kosovës që të reagojnë ndaj vrasjeve dhe dhunës nëpër shkolla ku të rinjtë tanë përdorin dhunë dhe e vrasin njëri tjetrin! Amin”, shkroi ai.

Ndërsa një tjetër i afërm postoi fotografinë e të miturit në rrjete sociale, ku shkroi: “Zoti të shpërbleftë me xhenet do të na mungosh Lirim”.

Ngjarjen e ditës së djeshme ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Prizrenit e cila tha se ndodhi rreth orës 10:00 pas një përplasje mes të miturve. Ndërkohë rasti po hetohet nga njësia hetimeve rajonale në Prizren.

Loading...