Makina përplaset me dyqanin në Gjirokastër, arratiset shoferi nga vendngjarja

Një makinë ka përplasur pjesën e përparme të dyqanit të një kompanie celulare në qendër të lagjes “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa automjeti tip FORD me targa të huaja, vinte nga zona e poshtme e bulevardit “18 Shtatori” dhe u përplas me vetratat e xhamit të dyqanit.
Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë ndërkohë që sistemi mbykqyrës i subjektit ka filmuar të gjithë ngjarjen. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohen për të lënduar. Policia e Gjirokastrës është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit që demtoi subjektin.

Loading...