Pak ditë pas lakimit të emrit të tij nga studentët në protestë se kërkonte favore seksuale në këmbim të provimeve, Thanas Nushi, një nga pedagogët e Universitetit Politeknik ka dhënë dorëheqjen.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë studentët e pranishëm gjatë mbledhjes që po zhvillohet në këtë fakultet.
Kujtojmë se para pak ditësh studentët nga protesta publikuan një listë pedagogësh, sipas të cilëve kërkonin para dhe favore seksuale në këmbim të provimeve, në mesin e të cilëve figuronte edhe Nushi.
(BalkanWeb)
Loading...