Përmbyset kamioni në Tepelenë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e kësaj të enjte është regjistruar një aksident në hyrje të qytetit në Tepelenë.

Mësohet se një makinë e tonazhit të rëndë është përmbysur si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa shoferi ndodhet në spital pasi ka marrë disa dëmtime të lehta.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë.

Loading...