Komandanti i ‘grupit të zjarrit’ flet për 21 janarin: Në radio ka pasur urdhra për zjarr, por…

Agron Malaj, ish-komandant i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës më 21 janar ka folur sot në “Real Story” duke sjellë një tjetër këndvështrim të asaj dite. Ai shpjegon se si u thye perimetri i parë i sigurisë, si ndodhi hapja e derës dhe deri tek tërheqja e një pjese të efektivëve.

AGRON MALAJ:
Gjatë hapjes se portës pati një gabim, pasi as nuk u hap nga protestuesit, por nga fotografi i gardës, për të dokumentuar veprimet e protestuesve, më pas në rrëmujë ngeli ashtu dhe u shty nga protestuesit.
Në momentin e hapjes së portës patëm thyerje të perimetrit të parë të sigurisë, ne kishim 3 perimetra:
1 porta,
2 teli me gjemba,
3 pedana
Por një trupë e specializuar edhe turmën duhet ta presë sipas agresivitetit, pra një turmë pa armë nuk e pret dot direkt me zjarr. Edhe kur hyri makina, prapë nuk mund të hapësh zjarr direkt, pasi hapja e zjarrit ka qenë individuale, pasi ne i bëmë instruktazh trupave (e ka edhe prokuroria) që zjarri hapet me urdhër, por përgjegjësia e hapjes së zjarrit është individuale.
Ka pasur në radio urdhra për ZJARR, por ky urdhër nuk mund të jetë thjesht verbal, pasi kish shumë urdhra në radio në momentet e tensionit dhe personat nuk identifikoheshin. Nëse unë për shembull i jap urdhër për zjarr snajperëve që kisha vendosur lart, duhet të identifikohesha me kodin tim.

Kur u hap dera në kryeministri, pati dyndje dhe veprimtari të armëve të zjarrit, dhe goditje me gurë nga protestuesit, një pjesë e madhe e efektivëve u larguan nga pozicionet e tyre, për tek Ministria e Financave dhe mbetëm rreth 17 veta. Pse ikën ata, është përgjegjësia e tyre. Braktisja e pozicioneve shumë e shëmtuar dhe duhet të kishte hetim.

Pati problematika edhe tek trupat e FNSH, sepse me gjithë agresivitetin e turmës nuk justifikohet braktisja e pozicioneve… Garda ka një shërbim analize dhe shërbim mediash që filmon tërë veprimtarinë e një operacioni. Dhe është sektori i analizës që bën analizimin e gjithë ngjarjes. Duhen ta kenë bërë… Po ne nuk kemi informacion.

Loading...