Djegia e stanit në Finiq, flet pronari: Zjarri ishte aksidental, nuk kishim konflikte me njeri

Pas zjarrit të rënë në një stan në fshatin Finiq ka folur vetë pronari i ndërtesës. Ruzhdi Allkushi u shpreh se zjarri ishte aksidental dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri.

Ai thotë se zjarri ishte i fuqishëm dhe i vështirë për tu shuar nga zjarrëfikëset.
“Janë të djegura komplet. Kur erdha në mëngjes i gjeta të djegura bagëtinë dhe bazat ushqimore. Kryesore ishte bagëtia. Ishim 5 persona që punonim këtu. Zjarri ishte aksidental, unë nuk kam konflikte me njeri. Këto janë fatkeqësi natyrore. Erdhën të gjithë, kryetarë bashkie, zjarrëfikëset. Është i fuqishëm dhe nuk e shuanin dot, të paktën të shpëtoj objektin, ndërtesën” – tha pronari i stanit Ruzhdi Allkushi.

Në stanin e djegur gjatë mëngjesit të sotëm në Finiq ku u dogjën 200 dele si dhe një sasi e madhe produktesh ushqimore.

Loading...