Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.
Ish-ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela. Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.
Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë, ndërsa Saimir Tahiri dhe Çela iu drejtuan gjykatës së Lartë me rekurs, që u pranua.
Loading...