Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dedaj në Pukë.
Viktima është me inicialet L.M, 50-vjeç. Personi që ndërroi jetë nga aksidenti, ishte duke lëvizur me një motor dhe dyshohet se humbi kontrollin duke rënë nga ura.
Mungesa e ndriçimit në rrugë dhe shpejtësia dyshohet se kanë qenë shkak i aksidentit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Pukë/Informacion Paraprak
Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.