Reshjet e dendura të shiut, rrëshqitja e dherave izolon Selenicën

Reshjet e dendura të shiut kanë nisur sërish në vendin tonë dhe kanë shkaktuar shkarje dherash në rrugën e fshatit Bashaj-Vërmik në Selenicë. Për pasojë është bllokuar krejtësisht rruga pasi ka rënë edhe masiv gurësh.

Situata mund të kthehet në normalitet ditën e nesërme nga ndërhyrja e forcave xheniere me mjete të rënda. Deri tani, ka qenë e pamundur të ndërhyhet nga bashkia dhe shtabi i emergjencave.
Për ta parë situatën nga afër ka qenë edhe prefekti i qarkut Flamur Mamaj me forcat xheniere.

Loading...