Karabinierët italianë kapën në Pesaro dy shqiptarë, të cilët akuzohet se kanë transportuar sasi të mëdha lënde narkotike e llojit kokainë në vende të ndryshme të Europës.
“Ansa” raporton se në momentin e arrestimit dy shqiptarëve iu është kapur edhe një sasi prej 14 kilogram kokainë, ndërsa grupi operonte me qendër të Belgjike.
Autoritetet italiane u vunë në lëvizje pas informacioneve prej homologëve të tyre belgë në lidhje me aktivitetin e shqiptarëve.
Belgët kishin kryer një operacion të ngjashëm në dhjetor të vitit të shkuar ku u arrestuan edhe disa shqiptarë të tjerë për të njëjtën veprimtari të jashtëligjshme.
Grupi i shqiptarëve lëvizte lëndën narkotike nga Belgjika për në në Gjermani, Francë dhe Itali, përmes përdorimit të automjeteve të pajisura me fund të dyfishtë.