Shqipëria e Madhe e njohje Kosovës, Vuçiç reagon sërish ndaj Haradinajt: Do e kërkojnë edhe…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është rikthyer sërish deklaratës së Ramush Haradinaj për një bashkim të mundshëm kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Në një intervistë të dhënë për mediat në Serbi, Vuçiç është shprehur se Haradinaj pret që të zgjidhet President në Kosovë dhe do të vijojë me idenë e Shqipërisë së Madhe. Vuçiç më pas shton se Haradinaj do të vijojë të kërkojë njohjen e Kosovës, ndërsa thekson se Serbia do të përballe me një pranverë, verë dhe një vjeshtë të vështirë, por sipas tij do të luftojnë.
“Pres presion të madh ndaj Serbisë. Haradinaj pret që të zgjidhet president i Kosovës. Dhe atëherë ata do të vijnë me idenë e një Shqipërie të Madhe, dhe pastaj do të na kërkojnë të njohim Kosovën, jo vetëm ata por edhe të huajt. Ne po përballemi me një pranverë, verë dhe vjeshtë të vështirë. Por ne do të luftojmë.” ka thënë Vuçiç.

“Që nga viti 2012, ata kanë thënë që unë do ta tradhtoj dhe do ta njoh Kosovën. Dhe falë meje, dispozita që Kosova të bashkohet me Kombet e Bashkuara nuk hyri kombet.” tha Vuçiç.

Vuçiç deklaroi se ishte e qartë për të edhe pa deklaratat e Daniel Server dhe Bod Weber se Presidenti i SHBA Joseph Biden do të punonte në “pajtimin” e Ballkanit Perëndimor.

“Ishte e qartë për mua edhe pa deklaratat e tyre, dhe unë i njoh shumë mirë. Serveri është ai që tha se ai e di mirë se çfarë dëshiron Vuçiç dhe çfarë nuk do, sepse ai e di se sa njeri i përgjegjshëm jam” – tha ai

Vuçiç ka reaguar edhe më herët për deklaratën e Haradinajt duke e cilësuar si një diçka që do të rrezikonte Serbinë dhe të gjithë botën sipas tij.

Lidhur me Shqipërinë e Madhe dhe deklaratën e Haradinajt ditën e sotme ka reaguar edhe Ambasada e Rusisë në Tiranë duke e quajtur provokim./top channel

Loading...