Shumë i nxehtë dhe pa re, zbulohet planeti gjigand

Atmosfera e saj e pastër e bën më të lehtë studimin e përbërjes kimike të planetit dhe kjo mund të ndihmojë në identifikimin se nga çfarë është bërë kjo botë e huaj dhe si u formua.

Rezultati i kërkimit u botua në ”Astrophysical Journal Letters”, nga grupi i Qendrës Amerikane për Astrofizikën Harvard & Smithsonian, i koordinuar nga Munazza Alam.
HomeBota

Shumë i nxehtë dhe pa re, zbulohet planeti gjigand
BOTAOn Jan 26, 2021

Shperndaje
Atmosfera e saj e pastër e bën më të lehtë studimin e përbërjes kimike të planetit dhe kjo mund të ndihmojë në identifikimin se nga çfarë është bërë kjo botë e huaj dhe si u formua.

Rezultati i kërkimit u botua në ”Astrophysical Journal Letters”, nga grupi i Qendrës Amerikane për Astrofizikën Harvard & Smithsonian, i koordinuar nga Munazza Alam.

Raiffesien Bank brenda artikujve
Planeti ka një masë që është rreth gjysma e masës së Jupiterit, por është një i ashtuquajtur “Jupiter i nxehtë”, i cili është një gjigant shumë i nxehtë i gazit sepse është shumë afër yllit të tij.

Në fakt, ndryshe nga Jupiteri, i cili, për shkak të distancës së tij nga Dielli kërkon gati 12 vjet për të përfunduar një orbitë, Wasp-62b përfundon një rrotullim rreth yllit të tij në vetëm katër ditë e gjysmë.

Studiuesit e studiuan atë falë të dhënave nga teleskopi hapësinor ”Hubble”, i menaxhuar nga NASA dhe Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA).

Ky planet fillimisht nuk i bëri shumë përshtypje Alamit, por më pas studiuesi ndryshoi mendim duke e studiuar më thellësisht.

”Nëse do të kishte pasur re ose mjegull, këto do të kishin errësuar nënshkrimin e plotë të natriumit. Kjo është provë se po shohim një atmosferë të pastër”, shtoi ai.

Planetët pa re janë jashtëzakonisht të rrallë dhe astronomët besojnë se studimi i tyre mund të çojë në një kuptim më të mirë të mënyrës se si ata u formuan.

Rrallësia e tyre sugjeron që ata mund të jenë formuar ndryshe nga shumica e planetëve.

Loading...