Përgjimet e Ndraghetës/ Rama: Histori e tmerrshme raportesh komplet mëkatare më të vërtetën

Kryeministri i vendit Edi Rama reagoi ka reaguar për herë të parë publikisht pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane, ku në to përfshiheshin sipërmarrës, eurodeputetë por edhe politikanë shqiptarë që kanë lidhje me mafiozët e Ndrangehta.

Në këto përgjime thuhet se personazhe të Ndraghetës tentojnë të gjejnë lidhje në Shqipëri. Sipas Ramës drejtësia Italiane e ka dhënë vendimin e saj dhe nëse do të ishte diçka të vërtetë në këto përgjime nuk do të kalohej pa u marrë vesh.
Rama më tej ka hedhur akuza duke thënë se këto përgjime po përdoren në mënyrë të turpshme dhe po hidhet baltë mbi qeverinë.

Ai ka folur edhe për reagimin e ambasadorit italin, Bucci duke thënë se ai u detyrua të shprehej.

“Është e paprecedentë që ambasadori të detyrohet të shprehet. Janë të skandalizuar që një hetim që ska lidhje fare me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauza komune. Ta bëjë Shqipërinë copë. Në shqip! Nga duart e shqiptarëve. Nëse do kishte dicka ktu do kishte mbetur pa dalë. Apo pa ardhur këtu? U bë kjo histori e tmerrshme, raportesh komplet mëkatare më të vërtetën. Merr përgjime e hidhi ktu e bëj çorap dynjanë me llafe. Kush ja bën këtë vendit të vet. Nuk ka rëndësi që lidhet me dikë nuk më shqetëson fare personalisht se jam mësuar me baltë. E kam të qartë. E ka thënë Faik beu që nëse nuk ka një gjë që nuk ta falin në këtë vend është suksesi. Të gjitha vendet luftojnë me pastrimin e parave. Në vendin tonë janë rregulla jashtëzakonisht të shtrënguara. E diskutoj shumë që e kam edhe unë problem. Blen shpi emigranti apo çon 15 mijë euro dhe i bllokohen paratë për tu verifikuar se ku i gjeti. Ka krijuar probleme me emigrantët për të sjell para në Shqipëri. Kjo punë tremb klientelën. Cfarë bëjmë? A ka ? patjetër që ka. Por ku si dhe sa është sfidë institucionesh. Merrni shembull nga Fiksi. Ata që e luftojnë mafian. Shtrihen në kolltuqe e ngri e ul njerëz bam e bum. Përdorin për luftë politike. Një sanitare në nivelin më të ulët të administratës e morën e gozhduan me prova dhe sot është në burg. Ai është shërbim në luftën kundër korrupsionit. Nxjerrjen në pah të dobësive. Jam i keqardhur kur shohë viktimat e këtyre abuzimeve por i lumtur që fal kontributit gozhdohet një pleh dhe largohet nga trupi i shtetit. Investigojeni dhe unë do ju jem mirënjohës.

Loading...