Reshje intensive bore në Korçë, mjetet qarkullojnë vetëm me zinxhirë në rrugën e Dardhës

Qarku i Korçës përfshihet nga moti i keq me reshje intensive të borës. Edhe qyteti i Korçës prej orës 18:00 është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet të lartë.
Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale problem mbetet segmenti i Dardhës nga kilometri i 8 deri në kilometrin 14 ndërsa në terren ndodhen firmat kontraktore për pastrim dhe kriposje.

Nga sektori i qarkullimit rrugor u bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me gomat e dimrit si dhe me zinxhirë. Reshjet parashikohen të zgjasin deri më mesnatë.

Loading...