Gazetarja Rudina Demneri, e njohur nga të gjithë si Paloma, ka rrëfyer disa prej rasteve kur është përplasur me politikanët gjatë karrierës së saj.
E ftuar në “Wake up”, Paloma tha se një prej situatave më të sikletshme, ka qenë kur ka shkuar dhe i ka thënë Faros Nanos “a do bëjmë seks bashkë”, në një moment që e ka dëgjuar edhe gruaja e Nanos.
Për një moment, vetë gazetarja tregon se kishte menduar se në atë çast do të ishte fundi i gjithçkaje, porn ë fakt nuk kishte ndodhur ashtu.
“Atë ditë ka ndodhur në barin e topit, ai ishte i ftuar në Fiks Fare dhe unë shkova aty. Unë për shembull i thashë Fatos Nanos, a do bëjmë seks bashkë? Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty.
Dhe nuk e di, për një moment mendova se aty erdhi fundi, do haja ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo. E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të shkoja vërtetë me të.
Doja ta ftoja në një takim pijesh, sepse thuhej se Fatos Nano pinte shumë alkool dhe ne donim të dinim nëse është e vërtetë kjo ose jo. Dhe unë fillova ta ngacmoja,”- tregoi Paloma.