Shpërthen Einxhel Shkira: Meshkujt shqiptarë janë injorantë dhe agresivë

Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë një vëzhgim mjaft interesant sa i përket figurës së burrit shqiptar.

Moderatorja, Einxhel Shkira është një ndër personazhet të cilat shkakton trazira gjithmonë kur bën deklarata.

Ajo së fundmi ka bërë një vëzhgim mjaft interesant sa i përket figurës së burrit shqiptar.

Ju ka ndodhur të njihni një djalë që fillimisht ju është dukur ‘i duhuri’ për ju, por më pas jeni zhgënjyer kur nuk ka rezultuar i tillë? Pse gjithmonë na ndodh të shohim sikur meshkujt nuk dinë të sillen? Për këtë ka një përgjigje moderatorja e cila nëpërmjet një statusi gjerë e gjatë sqaron pse.

“Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla, janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve!

Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe tyren duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT.”- shkruan Einxhel.

Loading...