Aksidenti i rëndë në Vlorë, policia: Mjeti doli nga rruga, drejtuesja humbi jetën në vend

Një e re ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur rëndë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

Policia deklaron se mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga.
‘Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç., dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, deklaron policia e Vlorës.

Loading...