Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën, ku babai ekzekutoi me armë zjarri djalin e tij.
Mësohet se viktima është Albert Krasniqi, dhe ekzekutori Skënder Krasniqi, një ish luftëtar i UÇK-së, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin kosovar mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.
Albert Krasniqi është një personazh i njohur i shoëbizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’. Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.
Kujtojmë se Krasniqi është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.