Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar dy momente të vështira me të cilat është përballur: Largimi i së motrës nga Shqipëria dhe divorci.
Një ndër momentet e vështira siç theksoi ajo ka qenë edhe divorci nga ish-bashkëshorti Gent Prizreni me të cilin ka qenë e lidhur që prej moshës 17-vjeçare.
“Imagjinoja që jetën do ta kaloja me ish bashkëshortin tim. Kam kaluar gjysmën e jetës me ish bashkëshortin, jemi rritur bashkë. Mendoja se do ishim bashkë deri në fund por kur njerëzit nuk gjejnë më mënyrën e duhur për të bashkëjetuar zgjedhin rrugë të ndryshme. Është shumë e vështirë të rritësh e vetme një fëmijë”. – u shpreh Jonida në “E ardhmja është vajzë”.
Loading...