Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, me qëllim ekstradimi drejt këtij shteti.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit A. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 21.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian dhe ligji “Për drogat”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.